Turqia i jep përgjigje diplomatike titullit ofendues të gazetës greke

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha të premten në mbrëmje se Ambasadori grek ishte thirrur në Ministri.

1493383
Turqia i jep përgjigje diplomatike titullit ofendues të gazetës greke

“Gazeta greke përdori një titull të poshtër [në lidhje me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan]. Ambasadorin grek e thirrëm në Ministri”,- sqaroi ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

“Në organet tona mediatike bëhen kritika ndaj disa politikanëve grekë; edhe neve na kritikojnë, ndodh edhe më rëndë se kaq, na vjen keq por gjëra që mund të ndodhin. Mirëpo ofendimi, sharja nuk duhet vlerësuar në kuadër të lirisë së medias. (...) Departamenti i Komunikimeve [të Presidencës] po ndërmerr nismat e duhura. Fatkeqësisht ky është nivelin, do të bëjmë ndërhyrjet e nevojshme”,- u shpreh kryediplomati turk.

 


Lajme të ngjashme