Forcat turke të sigurisë fillojnë operacionin “Rrufeja-12 Beskaynak” në Bitlis

Operacioni “Rrufeja-12 Beskaynak” u nis nga Komanda e Xhandarmërisë së Rrethit Bitlis në mënyrë që organizata separatiste terroriste të hiqte tërësisht nga rendi i ditës dhe të neutralizohen terroristët që konsiderohen se janë të strehuar në rajon.

1493001
Forcat turke të sigurisë fillojnë operacionin “Rrufeja-12 Beskaynak” në Bitlis

BitlisTurqisë u fillua opeacioni antiterrorist “Rrufeja-12 Beskaynak”, ku marrin pjesë 747 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë.

Operacioni “Rrufeja-12 Beskaynak” u nis nga Komanda e Xhandarmërisë së Rrethit Bitlis në mënyrë që organizata separatiste terroriste të hiqte tërësisht nga rendi i ditës dhe të neutralizohen terroristët që konsiderohen se janë të strehuar në rajon.

Sipas komunikatës së bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme në operacion marrin pjesë 44 ekipe me 747 pjesëtarë të njësive komando të xhandarmerisë, njësive speciale të xhandarmerisë, njësive speciale të policisë dhe të rojës së sigurisë me detyrë pranë Komandës së Xhandarmerisë së Rrethit Bitlis.

Në kuadër të operacioneve të brendshme antiterroriste të zhvilluara për neutralizimin e plotë të terrorizimit dhe të operacioneve “Rrufeja 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11” të filluara më 13 korrik deri më sot janë neutralizuar gjithësej 71 terroristë.

Gjatë operacioneve janë kapur edhe 38 bashkëpunëtorë, u shkatërruan 141 shpella, strehimore dhe depo, ndërsa u sekuestrua një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, ushqimit dhe materialeve të tjera të jetesës.

 


Lajme të ngjashme