Erdogan: Nuk e kemi problem të bisedojmë me Miçotaqin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se nuk ka problem në çështjen e bisedimit me Kryeministrin e Greqisë, Qirjako Miçotaqi.

1493273
Erdogan: Nuk e kemi problem të bisedojmë me Miçotaqin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se nuk ka problem në çështjen e bisedimit me Kryeministrin e Greqisë, Qirjako Miçotaqi.

Ai bëri deklarata për gazetarët pas namazit të xhumasë në Stamboll.

Në deklaratë ai u shpreh edhe në lidhje me anijen e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” që duke bërë një pushim ka ndaluar aktivitetet e kërkimit në Mesdheun Lindor dhe është tërhequr në portin e Antalies.

“Nëse kemi tërhequr për mirëmbajtje “Oruç Reisin” në port kjo ka një kuptim. T’i japim një shans diplomacisë. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndaluar plotësisht kërkimet sizmike. Kur të përfundojnë proceduarat e mirëmbajtjes, anija do të kthehet në mision dhe do të vazhdojë punën në të njëjtën mënyrë”, tha Erdogan.  

Erdogan bëri të ditur se nuk ka problem në lidhje me bisedimin me Miçotaqin dhe shtoi: “E rëndësishme është çfarë do flasim dhe në çfarë kuadri”. 

Kreu i qeverisë turke u shpreh edhe në lidhje me marrëdhëniet me Egjiptin.

“Bisedimet e inteligjencës (shërbimi informativ) me Egjiptin janë ndryshe, ato i bëjmë, nuk ka asnjë pengesë nga asnjë aspekt, por marrëveshja që Egjipti ka bërë me Greqinë na ka hidhëruar”, u shpreh Erdogan.

Kurse në lidhje me zhvillimet në Libi, Erdogan tha: “Halife Haftar, udhëheqësi i forcave të paligjshme të armatosura në lindje të Libisë, herë a vonë do të humbë, këtë po e shohim”.

 

 


Lajme të ngjashme