Forcat turke sekuestrojnë armë dhe municione të PKK-së në Siirt

Forcat turke të sigurisë kanë sekuestruar një sası armësh dhe municionesh që u përkisnin terroristëve të PKK-së në provincën lindore Siirt, bëri të ditur sot administrata lokale.

1492602
Forcat turke sekuestrojnë armë dhe municione të PKK-së në Siirt

Forcat turke të sigurisë kanë sekuestruar një sası armësh dhe municionesh që u përkisnin terroristëve të PKK-së në provincën lindore Siirt, bëri të ditur sot administrata lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, prefekti i Siirtit tha se forcat e sigurimit sekuestruan armë, municione, dokumente të organizatës dhe materiale në Rajoni Tandir.

Të mërkurën, 5 terroristë të PKK-së u kapën të vdekur në rajon si pjesë e operacionit anti-terrorist “Yildirim-11 Herekol”.

Gjithashtu forcat e xhandarmërisë në provincën lindore Mus sekuestruan materiale dhe ushqime të PKK-së të groposura në Haskoy, tha prefekti i Musit në një deklaratë.

Këtë verë, Turqia ka nisur një seri operacionesh të sigurisë për të neutralizuar terroristët që besohet të jenë fshehur në lindjen dhe juglindjen e vendit.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE ka qenë përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.



Lajme të ngjashme