Vazhdon operacioni terrorist “Rrufeja”, bie dëshmor 1 ushtar

Në përleshjet me terroristët zonën rurale të provincës Jyksekova (Yüksekova) në kuadër të operacionit “Rrufeja-2 Cilo” ka rënë dëshmor 1 nënoficer i xhandarmërisë dhe u kapën të vdekur 2 terroristë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

1489988
Vazhdon operacioni terrorist “Rrufeja”, bie dëshmor 1 ushtar

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar me një komunikatë të shkruar se në përleshjen me terroristët e bllokuar në një shpellë në zonën rurale të provincës Jyksekova (Yüksekova) në kuadër të operacionit “Rrufeja-2 Cilo” ka rënë dëshmor 1 nënoficer i xhandarmërisë.

Në komunikatën e Ministrisë thuhet se gjatë këtij operacion janë kapur të vdekur 2 terroristë.

Ndërkaq në një sulm të armatosur kundër automjetit në lëvizje të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në veri të Sirisë ka rënë në krye të detyrës një personel dhe është plagosur një tjetër.

Sipas deklaratës së bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke automjeti është përballur me një zjarr të kryqëzuar nga persona të maskuar dhe të veshur me kamuflazh (uniformë ushtarake) që gjendeshin brenda dy automjeteve pa targa në rrugën Çobanbey-Al Bab.

Si pasojë e sulmit ka rënë dëshmor një personel i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, i cili punonte në dyqanin “Sevgi” (Dashuria) të Gjysmëhënës në qytetin Al-Bab, kurse një personel është plagosur. Ndërsa një person tjetër që në momentin e sulmin ndodhej edhe ky brenda në makinë ka shpëtuar pa marrë plagë nga breshëria e të shtënave. Automjeti i Gjysmëhënës së Kuqe Turke është qëlluar pavarësisht se emblemën e institucionin e kishte të vendosur anash dhe në tavan në mënyrë që të dallohej shumë lehtë.

Raportohet se personeli i plagosur është dërguar për mjekim në spitalin e Çobanbey dhe është jashtë rrezikut për jetën. Pasi të marrë mjekimin e parë personeli do të transferohet në Turqi.

Pasi mori lajmin për sulmin Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kınık ka shkuar menjëherë në zonë.

“Dënoj me forcë sulmin e urryer që është kryer ndaj personelit të Gjysmëhënës së Kuqe turke, institucion që sipas të drejtës ndërkombëtare duhet marrë në mbrojtje dhe që gëzon imunitet sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare. Kam besim se autorët e këtij sulmi do të kapen sa më shpejt që të jetë e mundur me ndihëm edhe të vendit tonë. Ngushëlloj të gjithë personelin e Gjysmëhënës së Kuqe për këtë ngjarje”, tha drejtori Kınık.

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka njoftuar se nuk do të lihet pa u marrë haku i personelit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke që ra dëshmor në sulmin e armatosur të kryer në veri të Sirisë, terroristët do ta paguajnë shumëfish këtë.

“Do të merren të gjitha masat nga toka dhe ajri për kapjen e terroristëve që kanë rënë aq poshtë sa të sulmojnë edhe një institucion ndihmash humanitare, i cili gëzon imunitet ndërkombëtar. Nuk do të lihet pa u marrë gjaku i dëshmorit tonë. Terroristët kanë për ta paguar shumëfish këtë sulm”, thuhet në komunikatën e shkruar të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

Turqi – Neutralizohen 3 terroristë në operacionin “Rrufeja-11” | TRT  Shqip

 


Lajme të ngjashme