Ministri Akar dhe komandantët ndjekin nga afër stërvitjen “Stuhia e Mesdheut 2020”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar së bashku me komandantët e Ushtrisë Turke shkoi në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) për një vizitë zyrtare.

1490006

Pas kontakteve të tij në nënprefekturën Kas të Antalies me shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Yasar Guler, Komandantin e Forcave Tokësore, Gjeneralarmate Umit Dundar, Komandantin e Forcave Detare Admirali Adnan Ozbal dhe Komandantin e Forcave Ajrore, Gjeneralarmate Hasan Kuçukakyuz, kaloi në Lefkoshë të RTQV-së.

Ministri Akar dhe komandantët do të ndjekin nga afër aktivitetet e “Ditës së Vëzhguesve të Shquar” që po zhvillohen në kuadër të stërvitjes ushtarake “Stuhia e Mesdheut 2020 Kapiteni Dëshmor Cengiz Topel”.

Stërvitja realizohet me qëllim zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet Komandës së Forcave Paqeruajtëse Turke në Qipro dhe Komandës së Forcave të Sigurisë së Republikës Turke të Qipros së Veriut.

Lajme të ngjashme