Koronavirusi në Turqi (14 shtator) – 112.563 teste dhe 1.716 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.716 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 57 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1490530
Koronavirusi në Turqi (14 shtator) – 112.563 teste dhe 1.716 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën në mbrëmje se 637 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 7.119.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 292 mijë e 878, pasi 1.716 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 260 mijë e 058 pacientësh, nga të cilët 1.225 nga e dielë në të hënë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 112.563 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 8 milionë e 632 mijë e 123”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme