Erdogan takon Kryeministrin Rama në Marmaris

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë realizuar një takim në qytetin turk, Marmaris.

1490463
Erdogan takon Kryeministrin Rama në Marmaris

Takimi është konfirmuar nga Kryeministri Rama, i cili në rrjetet sociale ka shkruar se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështje të tjera.

"Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Recep Tayyip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me COVID-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor", ka shkruar Rama. (AA)



Lajme të ngjashme