“Oruç Reis” u ankorua në bregun e Antalies

Pas përfundimit të misionit në Mesdheun Lindor, sipas afatit të njoftuar më parë me Navtex, anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” të shtunën në mbrëmje u ankorua në bregun e Antalies.

1489681
“Oruç Reis” u ankorua në bregun e Antalies

Pas përfundimit të misionit në Mesdheun Lindor, sipas afatit të njoftuar më parë me Navtex, anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” të shtunën në mbrëmje u ankorua në bregun e Antalies.

 

Në fillim aktiviteti i anijes së kërkimeve sizmike “Oruç Reis” ishte planifikuar deri më 1 shtator, por një Navtex të shpallur më pas ishte shtyrë deri më 12 shtator.

Në këtë mision «Oruç Reis» u shoqërua nga anijet e tjera me emrat «Ataman» dhe “Cengiz Han”. «Oruç Reis» i përfundoi punimet eksploruese në Mesdheun Lindor dhe në jugperëndim të Qipros.

Të shtunën në mbrëmje anija u ankorua në bregun e Antalies.

Anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” ka kapacitet të bëjë çdo lloj kërkimi gjeologjik, gjeofizik, hidrografik, oqeanografik dhe sidomos kërkime në platformën kontinentale dhe për hidrokarbure.

“Oruç Reis” është ndër anijet e rralla në botë të kompletuara me të gjitha pajisjet dhe aparaturat e nevojshme, e aftë të bëjë kërkime gjeofizike, graviteti dhe magnetike dy e tredimensionale. Anija mund të realizojë operacione sizmike tredimensionale deri në 8.000 metra thellësi dhe operacione dydimensionale deri në 15.000 metra thellësi.

Turqia rifilloi në gusht aktivitetin eksplorues (për hidrokarbure) në Mesdheun Lindor, pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme në lidhje me përshenjimin e zonave të juridiksionit detar duke injoruar gjestin vullnetmirë të Turqisë.

Si kundërpërgjigje, Turqia e shpalli marrëveshjen greko-egjiptiane “të pavlefshme” dhe autorizoi anijen “Oruc Reis” që të vazhdojë aktivitetet e saj në një zonë brenda platformës kontinentale turke.

Turqia i ka kundërshtuar vazhdimisht përpjekjet e Greqisë për të shpallur një zonë ekskluzive ekonomike të bazuar në ishuj të vegjël pranë brigjeve turke duke shkelur interesat e Turqisë, vendit me vijën bregdetare më të gjatë në Mesdhe.

Ankaraja thotë gjithashtu se burimet energjetike përreth Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë mes Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe Administratës Grekoqipriote.

Presidenti Erdogan ka theksuar se e vetmja zgjidhje për mosmarrëveshjen është ajo përmes dialogut dhe negociatave për të arritur një ndarje të burimeve sipas parimit “fito-fito” (win-win) dhe i ka kërkuar Athinës që të respektojë të drejtat e Turqisë.



Lajme të ngjashme