Akar për tensionin në Mesdhe: Ne jemi për fqinjësi të mirë

“Ne e kemi bërë atë që kërkojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Të njëjtën gjë presim edhe nga ana tjetër (grekët)”, ka thënë ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

1489693
Akar për tensionin në Mesdhe: Ne jemi për fqinjësi të mirë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bashkë me komandantët e forcave të ushtrisë turke zhvilluar një seri takimesh në qytezën Kash [Kaş] të Antalies, që ndodhet përballë ishullit Meis (Kastellorizo).

 

Pas ceremonisë organizuar në kujtim të kapitenit dëshmor Mustafa Erturull (Ertuğrul) Aker, ministri Akar bëri këtë deklaratë në lidhje me tensionin në Mesdheun Lindor.

“Ne gjithmonë jemi pro dialogut, zgjidhjes politike dhe paqes. Ne jemi për fqinjësi të mirë. Në lidhje me këtë çështje ne kemi bërë atë çfarë kërkojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Të njëjtën presim edhe nga ana tjetër (Greqia). Ne duam të kemi marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Në rast se qasja jonë do të gjejë përgjigje atëherë të gjithë së bashku mund të sigurojmë sa më shpejt që rajoni të jetë një rajon i paqes dhe stabilitetit. Dhe ne do të jemi shumë të kënaqur nga kjo”, - u shpreh ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

 


Lajme të ngjashme