Turqia dënon vendimin e Bahrejnit për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Dënojmë vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Bahrejnit, duke iu vënë pas Emirateve të Bashkuara Arabe, në kundërshtim me angazhimet e Nismës Arabe për Paqe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

1489286
Turqia dënon vendimin e Bahrejnit për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Turqia dënoi vendimin e Bahrejnit për të normalizuar marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme shkruhet: “Jemi të shqetësuar dhe dënojmë vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Bahrejnit, duke iu vënë pas Emirateve të Bashkuara Arabe, në kundërshtim me angazhimet e Nismës Arabe për Paqe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam”.   

Duke bërë të ditur se hapi në fjalë do të godasë punimet për mbrojtjen e kauzës palestineze, në deklaratë shkruhet: “Kjo do të inkurajojë vazhdimin më tej të praktikave jolegjitime të Izraelit ndaj Palestinës dhe përpjekjet e Izraelit për ta bërë të përhershme nismat e pushtimit të tokave Palestineze”.

Në deklaratë nënvizohet se rruga e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme është sigurimi i një zgjidhjeje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse të çështjes palestineze në kuadër të drejtësisë ndërkombëtare dhe rezolutave të Kombeve të Bashkuara.

“Si pasojë e shtypjes dhe imponimeve të aktorëve jashtë rajonit; me tolerancë të papërgjegjshme si pasojë e shqetësimeve për interesa të ngushta (afatshkurtra) nuk është e mundur të eliminohet ose zëvendësohet kjo e vërtetë” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.   

 


Lajme të ngjashme