Turqia filloi një operacion në lindje, neutralizohen 3 terroristë

Nga njësitë e Operacioneve Speciale të Xhandarmërisë (JÖH) në zonën rurale të nënprefekturës Çatak të Vanit janë neutralizuar 3 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

1489058
Turqia filloi një operacion në lindje, neutralizohen 3 terroristë

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate njoftoi sot se në kuadër të operacionit “Rrufeja-10 Norduz” në zonën rurale të nënprefekturës Çatak të Vanit njësitë e Operacioneve Speciale të Xhandarmërisë (JÖH) janë përplasur me terroristët ndërsa kanë qenë duke kryer aktivitetin e tyre të kërkim/monitorimit, aktivitet që ishte zhvilluar pas operacionit të kryer në zonë me mbështetje ajrore nga Komanda e Xhandarmërisë së Rrethit.

Raportohet se në këtë përleshje me armë janë neutralizuar 3 terroristë bashkë me armatimin e tyre dhe se operacionin në zonë vazhdon.

Nga ana tjetër Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi fillimin e operacionit antiterrorist "Rrufeja-11 Herekol" në provincën lindore Siirt.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se operacioni "Rrufeja-11 Herekol" është filluar me një personel sigurie prej 1.003 vetësh nën drejtimin e Komandës së Xhandarmërisë së qytetit Siirt me qëllim për të nxjerrë plotësisht nga rendi i ditës organizatën terroriste separatiste dhe për të neutralizuar terroristët që vlerësohen se ndodhen në rajon.

Në operacion marrin pjesë 1.003 forca nga 56 njësi operacionale të përbërë nga forcat komando të xhandarmërisë, forcat speciale të xhandarmërisë (JÖH), forcat speciale të policisë (PÖH) dhe forcat e sigurisë që janë me detyrë në komandën e xhandarmërisë së qytetit Siirt.

Si pjesë e operacioneve “Rrufeja” (Yıldırım-1, 2, 3, 4, 5, 6, 7-8-9-10), të cilat kanë nisur më 13 korrik për eliminimin e plotë të terrorizmit brenda kufijve të vendit, deri më tani janë neutralizuar 54 terroristë, janë kapur 24 bashkëpunëtorë të terroristëve, janë asgjësuar 112 shpella, strehimore dhe depo, është kapur një sasi e madhe armatimi dhe municioni, si dhe ushqim dhe materiale për të siguruar nevojat e jetesës së terroristëve.

Deklarata tha se operacionet "Rrufeja" do të vazhdojnë me sukses, me bindje dhe vendosmëri dhe me mbështetjen e popullit.

 


Lajme të ngjashme