Lufta antiterror – Tre ushtarë turq bien dëshmorë dhe një tjetër mbetet i plagosur

Në përleshjet gjatë operacionit “Rrufeja-10 Norduz” në zonën rurale të nënprefekturës Çatak të Vanit 3 ushtarë turq ranë dëshmorë ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

1489111

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate me shkrim bëri të ditur se vazhdon Operacioni i njësive Speciale të Xhandarmërisë në zonën rurale të nënprefekturës Çatak të Vanit.  

Në operacion ranë dëshmorë 3 ushtarë turq ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Gjatë aktiviteteve të kërkimit në rajon, njësitë Speciale të Xhandarmërisë patën një konflikt të armatosur me terroristët dhe njësitë turke neutralizuan 3 terroristë bashkë me armatimin e tyre.

Nga ana tjetër si pjesë e operacioneve “Rrufeja” (Yıldırım-1, 2, 3, 4, 5, 6, 7-8-9-10), të cilat kanë nisur më 13 korrik për eliminimin e plotë të terrorizmit brenda kufijve të vendit, deri më tani janë neutralizuar 54 terroristë, janë kapur 24 bashkëpunëtorë të terroristëve, janë asgjësuar 112 shpella, strehimore dhe depo, është kapur një sasi e madhe armatimi dhe municioni, si dhe ushqim dhe materiale për të siguruar nevojat e jetesës së terroristëve.

Lajme të ngjashme