MPJ: Refuzojmë vendimet e marra nga Liga Arabe

Turqia deklaroi se refuzon tërësisht vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Ligës Arabe që u zhvillua më 9 shtator.

1488301
MPJ: Refuzojmë vendimet e marra nga Liga Arabe

Turqia deklaroi se refuzon tërësisht vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Ligës Arabe që u zhvillua më 9 shtator.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme bëhet e ditur se disa vende anëtare të Ligës Arabe, duke drejtuar vazhdimisht akuza të pabaza ndaj Turqisë për të mbuluar rendin dhe aktivitetet e veta shkatërruese, i kanë përcjellë ato edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Ligës Arabe të zhvilluar më 9 shtator.

“Turqia refuzon tërësisht vendimet e marra në mbledhjen në fjalë” thuhet në deklaratën që vijon me këto fjalë: “Në thelb këto vendime nuk kanë asgjë që duhet marrë seriozisht sepse të gjithë e dinë se vendi ynë i jep një rëndësi të madhe tërësisë territoriale dhe unioneve politike të vendeve arabe dhe në kundërshtim me vendet që qëndrojnë pas marrjes së këtyre vendimeve, Turqia përpiqet për ti mbrojtur këto”.  

“Pavarësisht qeverive që mbështesin terroristët që mundohen të copëtojnë Sirinë dhe kërcënojnë sovranitetin e Irakut, që janë shkak për shkatërrimin e Jemenit, që zënë vend pranë puçistit në Libi, që vënë në rrezik rivendosjen e stabilitetit në Sudan për shkak të interesave të veta, regjimet që bëhen shkak për drama njerëzore, që mbështesin grupet separatiste dhe organizatat terroriste, Turqia do të vazhdojë me vendosmëri qëndrimin konstruktiv për vendosjen e stabilitetit dhe paqes në rajon”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë.  

Duke bërë të ditur se këto qeveri shpërfillën kauzën palestineze, penguan që Liga Arabe të marrë vendime ndaj nismave që sabotojnë zgjidhjen me dy shtete në Palestinë dhe qëndrimin e përbashkët arab dhe ndiqen me shqetësim nga popujt arabë, në deklaratë shkruhet: “ E ftojmë edhe një herë Ligën Arabe që në vend që të veprojë e drejtuar nga disa vendeve që mbajnë qëndrim armiqësor ndaj vendit tonë, të sipërmarrë një rol pozitiv për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”.  



Lajme të ngjashme