Turqia dënon sulmin terrorist të DAESH-it në Tunizi

Turqia dënoi sulmin ndaj një pike kontrolli të sigurisë në qytetin Suse të Tunizisë, që u sipërmor nga organizata terroriste DAESH.

1486945
Turqia dënon sulmin terrorist të DAESH-it në Tunizi

Turqia dënoi sulmin ndaj një pike kontrolli të sigurisë në qytetin Suse të Tunizisë, që u sipërmor nga organizata terroriste DAESH.

Në komunikatën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ku bëhet e ditur se është mësuar me hidhërim se si pasojë e sulmit një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, shkruhet: “Kërkojmë mëshirën e Allahut për personelin e sigurisë që humbi jetën në këtë sulm të urryer. Personelit të plagosur i urojmë shërim të shpejtë ndërsa popullit vëlla të Tunizisë i shprehim ngushëllimet tona”.

Në Tunizi, ditën e diel, një automobil kishte goditur nga pas automjetin e personelit të Gardës Kombëtare që patrullonte në vilajetin turistik Suse që ndodhet afërsisht 150 kilometra nga kryeqyteti. Sulmuesit që kishin zbritur nga automobili goditën me thikë forcat e sigurisë.

Burimet përkatëse bënë të ditur se një polic ishte vrarë ndërsa një polic tjetër ishte plagosur.



Lajme të ngjashme