Erdogan: Epideminë vazhdojmë ta mbajmë nën kontroll pavarësisht numrit në rritje të rasteve

Turqia dhe Irani do të dalin më të fortë nga procesi i pandemisë i shkaktuar nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19), tha Presidenti Erdoan në Takimin e 6-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Iran.

1487098
Erdogan: Epideminë vazhdojmë ta mbajmë nën kontroll pavarësisht numrit në rritje të rasteve
Cumhurbaşkanı Erdoğan Türkiye-İran Yüksek Düzeyli İşbirliği Konseyi 1.jpg
Cumhurbaşkanı Erdoğan Türkiye-İran Yüksek Düzeyli İşbirliği Konseyi 2.jpg
Cumhurbaşkanı Erdoğan Türkiye-İran Yüksek Düzeyli İşbirliği Konseyi 3.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) drejtoi takimin e gjashtë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Iran që u mbajt me videokonferencë në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Duke deklaruar se ai beson se i gjithë njerëzimi do ta kapërcejë këtë pandemi duke qenë e vepruar në solidaritet, Erdoani tha:

“Ne si Turqi vazhdojmë ta mbajmë nën kontroll epideminë, megjithë numrin në rritje të rasteve këto ditët e fundit. Nga njëra anë, ne po forcojmë sistemin tonë të kujdesit shëndetësor, kurse nga ana tjetër po përpiqemi ta rikthejmë ekonominë tonë në normalitet. Besoj se Turqia dhe Irani si vende të rajonit do të dalin më të fortë nga ky proces i pandemisë.”

 


Lajme të ngjashme