Autori i sulmit terrorist të natës së Vitit të Ri në Stamboll dënohet me 1.368 vite burg

I pandehuri Abdulkadir Masharipov u dënua nga Gjykata Penale e Stambollit me 1.368 vite burgim të përjetshëm për sulmin terrorist që vrau 39 njerëz në prag të Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll (31 dhjetor 2016).

1486810
Autori i sulmit terrorist të natës së Vitit të Ri në Stamboll dënohet me 1.368 vite burg

Në seancën gjyqësore që u mbajt në Gjykatën Penale të Krimeve të Rënda Nr.27 të Stambollit u dëgjuan mbrojtjet e fundit të të pandehurve dhe u lexua aktgjykimi.

Trupi gjykues e dënoi autorin e sulmit, Abdulkadir Masharipov me burgime të përjetshme, një për secilën viktimë, përfshirë policin Burak Yildiz, dhe një për "shkelje të kushtetutës" si dhe vazhdimin e masës së arrestit në burg për të pandehurin.

Masharipov u dënua gjithashtu me 1.368 vjet burg dhe një gjobë gjyqësore prej 375.000 lira turke për "vrasje në tentativë" ndaj 79 personave që u plagosën dhe për "armëmbajtje pa leje në rrethana tepër të rënda".



Lajme të ngjashme