Presidenti Erdogan: Turqia tani është bërë një vend që i shkon fjala në rajon

Po e them shumë qartë për ata që krekosen para Turqisë duke rrezikuar sigurinë dhe begatinë e qytetarëve të tyre; kam frikë se kur të vijë momenti do të paguajnë një çmim të rëndë për këtë, e paralajmëroi Presidenti Erdoan Greqinë.

1486541
Presidenti Erdogan: Turqia tani është bërë një vend që i shkon fjala në rajon
Cumhurbaşkanı Erdoğan Kabine Toplantısı Sonrası Açıklama.jpg
gemi tatbikat firkateyn.jpg
Oruç Reis gəmisi.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri një deklaratë pas mbledhjes 4-orëshe të kabinetit.

Duke vlerësuar tensionin në rritje në Mesdheun Lindor dhe Egje, Erdoani tha:

"Turqia është bërë një vend që i shkon fjala”- u shpreh Erdoan dhe pa përmendur emër e paralajmëroi Greqinë me këto fjalë:

"Edhe ata që këto ditët e fundit përpiqen t’i bëjnë gjërat fakt të kryer në Mesdheun Lindor dhe Egje duke mos nxjerrë mësime nga historia dhe shpërfillur të drejtat e Turqisë herët a vonë do ta pranojnë këtë realitet. Po e them shumë qartë për ata që krekosen para Turqisë duke rrezikuar sigurinë dhe begatinë e qytetarëve të tyre; kam frikë se kur të vijë momenti do të paguajnë një çmim të rëndë për këtë”.

Ai tha se i ndjekin me keqardhje përpjekjet e padrejta dhe të ekspozuara kundër aktivitetit të Turqisë, veprimtari që bëhet në përputhje me të drejtat dhe rregullat ndërkombëtare të bazuara veçanërisht në parimet e Kombeve të Bashkuara.

"Ne shpresojmë që vendet evropiane, të cilat nuk kanë dalë mirë në provimin që kanë dhënë në Qipro, Siri dhe Libi, të paktën do të ndjekin një linjë koherente në Mesdheun lindor",- theksoi udhëheqësi turk.

Presidenti Erdoan shtoi se Turqia do të vazhdojë të ndjekë deri në fund një politikë të vendosur dhe aktive në lidhje me të drejtat e saj në Mesdheun Lindor, ashtu siç ka bërë e po bën edhe në rastin e sigurisë kufitare.

 


Lajme të ngjashme