Turqia reagon ndaj vendimit të Serbisë për të zhvendosur ambasadën në Jerusalem

Përmes një komunikate të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme Turqia ka bërë të ditur se e ka pritur me një "shqetësim të thellë" vendimin e Serbisë për të zhvendosur Ambasadën në Jerusalem.

1485541
Turqia reagon ndaj vendimit të Serbisë për të zhvendosur ambasadën në Jerusalem

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të zhvendosur në Jerusalem Ambasadën e saj në Izrael”,- thuhet në njoftimin me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Aneksimi i Jerusalemit nga Izraeli është refuzuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara (OKB).

Është theksuar vazhdimisht me rezoluta të ndryshme të OKB-së që çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm përmes jetësimit të një Shteti Palestinez të pavarur, sovran dhe brenda një vazhdimësie gjeografike të bazuar në kufijtë e 1967-s dhe me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. Prandaj, zhvendosja në Jerusalem nga çdo vend e Ambasadës së tij në Izrael do të përbënte një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të respektojnë rezolutat e OKB-së për këtë çështje, të respektojnë statusin historik dhe ligjor të Jerusalemit dhe të përmbahen nga veprimet që do të pengojnë më tej zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez,- përfundon komunikata.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump tha në një deklaratë të lëshuar pardje se Kosova do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, kurse Serbia do të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel-Aviv në Jerusalem (Kuds).

 


Lajme të ngjashme