Analiza e javës – Ekuilibri në politikën e jashtme turke

Vitet e fundit janë jetuar disa pika thyerje të rëndësishme që kanë trajtësuar politikën e jashtme të Turqisë. Në krye të tyre është tentativa për grushtshteti e 15 korrikut, çështja e Sirisë dhe Mesdheu Lindor.

1484903
Analiza e javës – Ekuilibri në politikën e jashtme turke

Ndërkohë që dëgjohen plasaritje në “rendin botëror liberal” me gjendjen relativisht të tensionuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën Perëndimore ne jemi brenda një periudhe të kryqëzuar (hibride) që nuk mund të integrohet në një sistem tjetër. Shumë vija gjeopolitike janë shkrehur. Jemi në një ndërperiudhë ku mbizotërojnë përleshjet, kaosi. Veçanërisht përreth Turqisë ka shumë rajone të nxehta si Iraku, Siria, Libia dhe Mesdheu Lindor dhe këto ndikojnë drejtpërsëdrejti interesat kombëtare të Turqisë. Kurse Turqia në një periudhë të tillë, duke rishikuar angazhimet e politikës së jashtme, përpiqet të çojë në maksimum interesat e saj kombëtare duke bërë partneritet jo vetëm me aktorët Perëndimorë por edhe duke ndërtuar partneritete të tjera me fuqi të mëdha në rritje si Rusia dhe Kina.   

Vitet e fundit janë jetuar disa pika thyerje të rëndësishme që kanë trajtësuar politikën e jashtme të Turqisë. Në krye të tyre është tentativa për grushtshteti e 15 korrikut, çështja e Sirisë dhe Mesdheu Lindor. E tronditur nga tentativa për grushtshteti në vitin 2016, Turqia pësoi një zhgënjim të madh kur vendet Perëndimore i dolën për zot strukturës terroriste të FETO-s. Ndërkohë që Turqia bëri të ditur se kjo situatë nuk përkon me marrëdhëniet aleate, Turqia jetoi një erozion serioz të besimit me vendet në fjalë, veçanërisht me vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.

Pas kësaj Turqia u braktis nga vendet Perëndimore në Siri dhe në të njëjtën kohë u vu re përpjekja e Amerikës për të krijuar një shtet terrorist të organizatës terroriste PKK në strukturën e Sirisë dhe si rrjedhojë Turqia ndërhyri drejtpërsëdrejti ndaj kësaj gjendjeje me operacionin “Burimi i Paqes”.

Ndërkohë që u jetuan tërë këto procese (Turqia) filloi angazhimet politike dhe ushtarake me Rusinë për të krijuar një politikë të ekuilibruar. Blerja e sistemeve të mbrojtjes ajrore S400, partneriteti në procesin e Astanas duke lënë jashtë SHBA-në në Siri dhe zhvillimi përsëri i marrëdhënieve ekonomike e politike me Kinën sollën rezultate të rëndësishme. 

Sigurisht që Turqia nuk është në konsensus për çdo temë me Rusinë, bëhet fjalë për shumë çështje gjeopolitike me të cilat ato përballen. Mbështetja ndaj regjimit të Esadit, partneriteti ushtarak me Halife Haftarin në Libi, çështja e Krimesë, janë disa prej çështjeve të rëndësishme të divergjencave ndërmjet Turqisë dhe Rusisë. Por qasjet e ashpra me të cilat përballet Turqia nga vendet Perëndimore me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe pozicionimi i tyre mu përballë Turqisë në çështjen e FETO-s, Sirisë dhe Mesdheut Lindor, dhe rritja në mënyrë të ngjashme e tensionit të tyre me Rusinë e kanë shtyrë Turqinë të krijojë partneritet me këtë vend në disa fusha, të paktën në mënyrë ciklike.

Në këtë periudhë të kryqëzuar kur është shembur sistemi botëror liberal, por nuk është krijuar një i ri, Turqia kërkon të ndjekë një politikë të ekuilibruar që ka për qendër interesat e saj. Në këtë aspekt duket se marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, edhe pse jo ende në nivel strategjik, do të vazhdojnë duke u rritur.

 


Lajme të ngjashme