Bordi i Lartë Këshillimor Presidencial i Turqisë diskuton politikën e jashtme

Presidenti Recep Tayyip Erdogan drejtoi të mërkurën një takim të Bordit të Lartë Këshillimor Presidencial mbi politikën e jashtme të Turqisë.

1484241
Bordi i Lartë Këshillimor Presidencial i Turqisë diskuton politikën e jashtme

Pas takimit dy orë e gjysmë të gjatë, drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, tha në një deklaratë se Bordi diskutoi zhvillimet e fundit të politikës së jashtme duke u ndalur sidomos mbi Mesdheun Lindor, Libinë dhe Sirinë.

Sipas tij, në takim u theksua gjithashtu se Turqia për herë të parë kishte filluar të ndiqte një politikë të jashtme bazuar në përparësitë, nevojat dhe planet e saj, pasi kishte mbajtur një qëndrim pasiv për çështjet ndërkombëtare gjatë viteve të kaluara.

Deklarata e Altunit potencon gjithashtu se operacionet e Turqisë në Siri “prishën lojërat në shkallë globale dhe jo vetëm në rajonin e saj”, ndërsa marrëveshjet e saj me Libinë “hodhën në erë skenarët” kundër Turqisë në Mesdheun Lindor.

Ajo nënvizon edhe rëndësinë e formulimit të një strategjie të re të ndërtuar mbi dominimin në terren në operacionet kundër terrorizmit në veri të Irakut.

Pas vitit 2002 – vijoi Altun – Turqia ndërmori iniciativa nga Afrika në Amerikën e Jugut, rajone me të cilat kishte marrëdhënie të dobëta, ndërsa tani ka filluar dalëngadalë të vjelë frytet e këtyre përpjekjeve.

“Falë qasjes së saj të politikës së jashtme sipërmarrëse dhe humanitare, Turqia tani renditet e pesta në botë ndërmjet vendeve me përfaqësimin më të gjerë”, sqarohet mes të tjerash në deklaratën e kreut të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës.



Lajme të ngjashme