Turqia reagon ndaj Rusisë për PKK/YPG

Turqia deklaroi se nga Rusia pret që të evitojë hapat që mund t’i shërbejnë agjendës së strukturave të lidhura me organizatën separatiste terroriste PKK/YPG.

1482284
Turqia reagon ndaj Rusisë për PKK/YPG

Turqia deklaroi se nga Rusia pret që të evitojë hapat që mund t’i shërbejnë agjendës së strukturave të lidhura me organizatën separatiste terroriste PKK/YPG.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme në lidhje me vizitën e grupit të përfaqësuesve të ashtuquajturit “Këshilli Demokratik i Sirisë” që drejtohet nga organizata separatiste terroriste PKK/YPG, shkruhet: “Nga Rusia presim që të veprojë në përputhje me frymën e Astanas dhe angazhimet e bëra në formatin e Astanas si dhe që të evitojë hapat që mund t’i shërbejnë agjendës së strukturave të lidhura me organizatën separatiste terroriste PKK/YPG”.

Ministria deklaron se ka pritur me shqetësim ftesën në Rusi të një grupi të formuar nga elementët e të ashtuquajturit “Këshilli Demokratik Sirian”, që drejtohet nga organizata separatiste terroriste PKK/YPG dhe pritja e këtij grupi nga autoritetet ruse në nivel të lartë.

Duke u nënvizuar se PKK/YPG synon tërësinë territoriale të Sirisë, në deklaratë shkruhet: “PKK/YPG është një organizatë terroriste dhe me agjendën terroriste dhe separatiste bën mizori ndaj popullit lokal në vendet që mban nën kontroll, synon tërësinë territoriale të Sirisë dhe duke filluar nga Turqia kërcënon sigurinë kombëtare të vendeve fqinje të Sirisë”.  

Në deklaratë rikujtohet se në komunikatat e përbashkëta të bëra në fund të mbledhjeve të nivelit të lartë në formatin e Astanas u premtua për të luftuar kundër të gjitha formave dhe manifestimeve të terrorizmit dhe për të qëndruar kundër  agjendave që cenojnë tërësinë territoriale të Sirisë dhe sigurisë kombëtare të vendeve fqinje me këtë vend. Sepse në deklaratën e përbashkët pas mbledhjes së fundit të garantuesve të Astanas më 25 gusht në Gjenevë deklarohet se do të mbahet një qëndrim i përbashkët ndaj agjendës separatiste të strukturave të jashtëligjshme”.

Duke bërë të ditur se Turqia pret nga Rusia që të veprojë në përputhje me angazhimet e bëra në formatin e Astanas, në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë shkruhet: “Nga Federata e Rusisë presim që të veprojë në përputhje me frymën e Astanas dhe angazhimet e bëra në formatin e Astanas si dhe që të evitojë hapat që mund t’i shërbejnë agjendës së strukturave të lidhura me organizatën separatiste terroriste PKK/YPG. Reagimi në këtë çështje do t’u përcillet autoriteteve ruse nga ana e delegacionit që kryesohet nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, ambasadori Sedat Onal, i cili ndodhet në Moskë për konsultime politike”.

 


Lajme të ngjashme