Turqia largoi 6 avionë grekë F-16 nga zona ku bën kërkime

Gjashtë (6) avionë F-16 të Greqisë, të cilët iu afruan zonës së shpallur me NAVTEX, pasi u interceptuan afër Qipros u larguan nga zona, njoftoi të premten në mbrëmje Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

1481028
Turqia largoi 6 avionë grekë F-16 nga zona ku bën kërkime
Türk Savaş Uçakları Yunan F-16'larını Navtex Bölgesinden Uzaklaştırdı.jpg

“Gjashtë (6) avionë tip F-16 të Greqisë, të cilët ishin ngritur nga Ishulli i Kretës dhe iu afruan zonës së shpallur me NAVTEX [nga Turqia], pasi u kapën me radar u larguan nga zona”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

Avionët F-16 të Forcave Ajrore Turke interceptimin e bënë në jugperëndim të Ishullit të Qipros, vijon komunikata.

“Forcat tona Detare dhe Ajrore i vazhdojnë punimet me një vendosmëri të pafund për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tona në Mesdheun Lindor”, përfundon komunikata.

 


Lajme të ngjashme