Erdogan u takua me Kryetarin e Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Halid el-Meshri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u takua me Kryetarin e Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Halid el-Meshri.

1480502
Erdogan u takua me Kryetarin e Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Halid el-Meshri
cavusoglu-misri.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u takua me Kryetarin e Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Halid el-Meshri.

Takimi u zhvillua në Pallatin Vahdetin në Stamboll.

Në takimin e zhvilluar pa praninë e medias mori pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor (TBMM), Mustafa Sentop.

Ndërkaq më pas edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu u takua me Kryetarin e Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Halid el-Meshri.

Takimi u zhvillua në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në postimin e bërë nëpërmjet llogarisë në median sociale “Twitter” në lidhje me takimin, Çavusoglu shkroi: “Bashkëpunimi që kemi me Libinë përforcohet çdo ditë e më shumë. Jemi të vendosur të përshpejtojmë projektet e përbashkëta në çështjet ekonomike dhe tregtare. Ne do të vazhdojmë mbështetjen për një zgjidhje politike në Libi”.   

 


Lajme të ngjashme