Turqia përshëndet dënimin me burgim të përjetshëm të terroristit Brenton Tarrant

Turqia përshëndeti dënimin me burgim të përjetshëm të terroristit Brenton Tarrant, i cili martirizoi 51 myslimanë në sulmet e organizuara ndaj 2 xhamive në Zelandën e Re.

1480003

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme në lidhje me vendimin e gjykatës, rikujtohet se në sulmin terrorist që synoi dy xhami në Christchurch të kryer më 15 mars 2019, kanë humbur jetën 51 persona përfshirë shtetasin turk Zekeriya Tuyan dhe janë plagosur 40 të tjerë përfshirë edhe shtetasit turq Mustafa Boztas dhe Temel Ataçocugu.

Në mes tjerash në deklaratë u rikujtuan me respekt viktimat e këtij sulmi, ndërsa u tha se: “Ne mirëpritëm me kënaqësi njoftimin e aktgjykimit të gjykatës, e cila e dënoi të pandehurin me burgim të përjetshëm pa mundësi të lirimit me kusht, dënimin ky më i rëndë në Zelandën e Re. I përkujtojmë edhe një herë ata që humbën jetën në këtë akt të rëndë që tronditi thellësisht të gjithë botën. Aktgjykimi i kujtoi botës edhe një herë nevojën që bashkësia ndërkombëtare të luftojë bashkërisht kundër të gjitha akteve dhe ideologjive të bazuara në islamofobinë, ksenofobinë, racizmin dhe urrejtjen”.

Gjithashtu thuhet se Turqia do të vazhdojë qëndrimin e saj të vendosur dhe parimor kundër diskriminimit të të gjitha llojeve.

Lajme të ngjashme