Turqi – Në Diyarbakir filloi operacioni antidrogë dhe antiterrorizëm “Yildirim-7 Lice”

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi fillimin e "Operacionit Antidrogë-Antiterrorizëm Yildirim-7 Lice” në Dijarbakër me pjesëmarrjen e 1.495 trupave komando dhe speciale të Xhandarmërisë dhe Policisë së rrethit.

1479385
Turqi – Në Diyarbakir filloi operacioni antidrogë dhe antiterrorizëm “Yildirim-7 Lice”

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se Komanda e Xhandarmërisë në Rrethin e Dijarbakirit ka nisur "Operacionin Antidrogë-Antiterrorizëm Yildirim-7 Lice” me qëllim për ta nxjerrë plotësisht organizatën separatiste terroriste PKK nga gjenda kombëtare dhe për të neutralizuar terroristët që vlerësohet se janë strehuar në këtë rajon.

Në operacion merr pjesë 1.495 personel i ndarë në 100 skuadra operative të përbëra nga trupa komando dhe forca speciale (JÖH) me detyrë në Komandën e Xhandarmërisë së Rrethit Dijabakir, Forca Speciale të Policisë (PÖH) si dhe roje të sigurisë që ndihmojnë operacionin kundër terrorizmit.

Si pjesë e operacioneve të Rrufeja (Yildirim) 1-2-3-4-5-6 të kryera për të zhdukur krejtësisht terrorizmin brenda territorit të vendit deri më sot janë neutralizuar 31 terroristë; janë asgjësuar 48 shpella, strehimore dhe depo; është sekuestruar një sasi e madhe armatimi dhe municioni, ushqime dhe materiale për jetesë, thuhet në vijim të komunikatës së Ministrisë.

Operacionet “Rrufeja” (Yildirim) vazhdojnë me bindje dhe vendosmëri falë mbështetjes së popullit,- thekson deklarata.

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se 2 terroristë, pjesëtarë të PKK-së dhe të cilët ishin shpallur në kërkim nga Interpoli, janë dorëzuar në provincën Shërnak (Şırnak) falë punës bindëse të forcave turke të sigurisë.



Lajme të ngjashme