Turqi, 20 të vdekur dhe 1.002 të shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.313 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 20 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

1479715
Turqi, 20 të vdekur dhe 1.002 të shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 20 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 6.183.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 239 mijë e 797, pasi 1.313 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 239 mijë e 797 pacientësh, nga të cilët 1.002 nga e martë në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 100.109 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 6 milionë e 621 mijë e 109”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme