Ambasadori turk në Paris: Kritikat e Francës ndaj Turqisë janë gabim

Ambasadori i Turqisë në Paris Ismail Hakki Musa, tha se herë pas here ka dallime të thella të mendimit midis Turqisë dhe Francës.

1479453
Ambasadori turk në Paris: Kritikat e Francës ndaj Turqisë janë gabim

Ambasadori i Turqisë në Paris Ismail Hakki Musa, tha se herë pas here ka dallime të thella të mendimit midis Turqisë dhe Francës.

Ambasadori Musa për radion “Europe 1” i bëri një vlerësim marrëdhënieve Turqi-Francë.

Duke vënë në dukje se të dy vendet janë miq dhe aleatë ambasadori turk theksoi se kritikat e Francës ndaj Turqisë janë të gabuara.

Musa tha se nganjëherë kanë dallime të thella me Francën, ndërsa shtoi se vendet, të cilat kanë qëndrim të gabuar kundër Turqisë, fillimisht duhet t’i parashtrojnë vetës disa pyetje.

Ambasadori bëri të ditur se zbulimi i gazit natyror në Detin e Zi është shumë i rëndësishëm për vendin e tij, ndërsa shtoi se Turqia nuk provokoi asnjë vend.

Ai gjithashtu tha se ligji njerëzor dhe detar duhet të respektohet në Mesdheun Lindor.

Në vlerësimin e tij të bërë situatës në Mesdheun Lindor, ambasadori tha: “Greqia ka shumë kërkesa, nëse përmbushen këto Turqia duhet të marrë leje nga Greqia për të dalë në det. Është provokim të mos lejohet një vend të dalë në detin e tij”.

Musa tërhoqi vëmendjen që ishulli Meis ndodhet 2 kilometra larg nga Turqia ndërsa 580 kilometra nga Greqia.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes për rihapjen e Xhamisë së Shën Sofisë për adhurim, ambasadori Musa tha se ky vendim ka të bëjë me sovranitetin e Turqisë.

 


Lajme të ngjashme