Forcat turke të sigurisë neutralizojnë një, ndërsa vetëdorëzohet një tjetër terrorist i PKK-së

Gjatë operacionit antiterrorist të kryer nga ekipet e xhandarmerisë në zonën rurale të nënprefekturës Baskale të Vanit u neutralizua një terroristë i PKK-së

1478738
Forcat turke të sigurisë neutralizojnë një, ndërsa vetëdorëzohet një tjetër terrorist i PKK-së

Gjatë operacionit antiterrorist të kryer nga ekipet e xhandarmerisë në zonën rurale të nënprefekturës BaskaleVanit u neutralizua një terroristë i PKK-së.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se gjatë operacioneve antiterroriste të kryera në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme nga njësitë speciale të xhandarmerisë të Komandës së Xhandarmerisë së Rrethit në zonën rurale në Baskale të Vanit mes pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe terroristëve të PKK-së erdhi deri tek përleshja e armatosur me çrast u neutralizua një terrorist.

Bëhet e ditur se së bashku me terroristin e neutralizuar janë kapur një pushkë këmbësorie M-16 dhe një sasi e konsiderueshme municioni, ndërsa thuhet se operacionet në këtë zonë po vazhdojnë.

Nga ana tjetër një terrorist i PKK-së, i cili u vetëdorëzuar prajë ushtarëve turq në zonën Kamisli të Sirisë u soll në Igdir të Turqisë.

Sipas deklaratës së bërë nga Prefektura e Igdir-it bëhet e ditur se në kuadër të punimeve të bindjes së terroristëve për t’u larguar nga organizata terroriste PKK/KCK të zhvilluara nga ana e Departamentit të Shërbimit të Inteligjencës pranë Komandës së Xhandarmerisë dhe të Komandës së Xhandarmerisë së Rrethit si dhe me mbështetjen e familjes, një terrorist u bind për t’u vetëdorëzuar pranë forcave të sigurisë.

Më pas u sigurua që terroristi më 18 gusht në orët e mbrëmjes të vetëdorëzohet në mënyrë të sigurt në zonën Kamisli të Sirisë, zonën e përgjegjësisë së Komandës së Batalionit të 2-të Kufitar.

Terroristi, për të cilin u përcaktua se ka vepruar në zonën Deir-u Zor të Sirisë, u soll në qytet nga ekipet e Komandës së Xhandarmerisë së Rrethit Igdir dhe ndaj tij u iniciuan procedurat gjyqësore.

Punimet e bindjes për dorëzimin e pjesëtarëve të organizatës terroriste, e cila në sajë të operacioneve efektive të kohëve të fundit ka filluar të shpërbëhet, po vazhdojnë pandërprerë.

 


Lajme të ngjashme