Turqia shpalli NAVTEX të ri, zgjati misionin e anijes “Oruç Reis” deri më 27 gusht

Turqia shpalli një NAVTEX (njoftim për detarët – NAVigational TEleX) të ri, ku anija sizmike “Oruç Reis” do të bëjë kërkime deri më datë 27 gusht.

1478053
Turqia shpalli NAVTEX të ri, zgjati misionin e anijes “Oruç Reis” deri më 27 gusht

 

Me këtë njoftim të ri, misioni i anijes “Oruç Reis” u zgjat edhe për 4 ditë të tjera.

Sipas NAVTEX-it të ri, “Oruç Reis” do të kryejë aktivitete sizmike në zonën e shpallur më parë afër brigjeve të Qipros në Mesdheun Lindor së bashku me anijet e tjera turke të quajtura “Ataman” dhe “Cengiz Han”.

Anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” ka kapacitet të bëjë çdo lloj kërkimi gjeologjik, gjeofizik, hidrografik, oqeanografik dhe sidomos kërkime në platformën kontinentale dhe për hidrokarbure.

“Oruç Reis” është ndër anijet e rralla në botë të kompletuara me të gjitha pajisjet dhe aparaturat e nevojshme, e aftë të bëjë kërkime gjeofizike, graviteti dhe magnetike dy e tredimensionale. Anija mund të realizojë operacione sizmike tredimensionale deri në 8.000 metra thellësi dhe operacione dydimensionale deri në 15.000 metra thellësi.

Çfarë është Navtex-i?

Ai është një sistem pajisjesh komunikimi, i cili informon marinarët mbi parashikimet meteorologjike, të dhënat e lundrimit, situatat emergjente, sigurinë dhe zonat ku bëhen punime në det. Transmetimi bëhet me frekuencë me valë të mesme dhe sinjali mund të shkojë deri në një distancë prej 400 miljesh detare (740 km).



Lajme të ngjashme