Ankara - Qeveria mban sot mbledhjen javore

Gazi natyror që u gjet në Detin e Zi, zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor dhe në Libi, procesi i pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19) dhe lufta kundër terrorizmit, janë disa nga pikat kryesore të mbledhjes.

1478012
Ankara - Qeveria mban sot mbledhjen javore

Mbledhja e Kabinetit do të zhvillohet sot në orën 15.00 (me orën lokale) në Kompleksin Presidencial në Ankara nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Disa nga çështjet kritike që do të diskutohen në mbledhjen e sotme janë: zbulimi historik i gazit natyror që është bërë në Detin e Zi, zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor dhe në Libi, procesi i pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19) dhe lufta kundër terrorizmit.



Lajme të ngjashme