Koronavirusi në Turqi (21 gusht) – 22 të vdekur dhe 772 të shëruar në 24 orët e fundit

Numri i rasteve të reja të infektimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi vijon të jetë mbi pragun psikologjik të 1.000 personave në ditë.

1477114
Koronavirusi në Turqi (21 gusht) – 22 të vdekur dhe 772 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 22 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 6.080.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 255.723, pasi 1.203 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 235.569 pacientësh, nga të cilët 772 nga e mërkura në të enjte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 92.227 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 6.154.157, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme