Turqia dënoi sulmin terrorist në Nigeri

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se u mësua me trishtim të madh për humbjen e jetëve dhe rrëmbimin e shumë njerëzve në sulmin terrorist në rajonin Kukawa të Nigerisë.

1476207
Turqia dënoi sulmin terrorist në Nigeri

Turqia dënoi sulmin terrorist në Nigeri dhe shprehu ngushëllime për humbjen e jetëve në këtë sulm.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se u mësua me trishtim të madh për humbjen e jetëve dhe rrëmbimin e shumë njerëzve në sulmin terrorist në rajonin KukawaNigerisë.

“Ne dënojmë këtë sulm të neveritshëm terrorist. Shprehim ngushëllime popullit dhe qeverisë së Nigerisë, kërkojmë mëshirën e Allahut për personat që humbën jetën në këtë sulm, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Në sulmin e kryer nga organizata terroriste Boko Haram janë vrarë të paktën 10 persona dhe u plagosën një numër i madh i të tjerëve. Sipas lajmeve që përcjellin median kombëtare në përleshjet e dala mes pjesëtarëve të organizatës terroriste dhe forcave të sigurisë janë rrëmbyer afërsisht 100 persona.



Lajme të ngjashme