Erdogan: Pandemia e koronavirusit është ende nën kontroll në Turqi

Pandemia e koronavirusit të llojit të ri (Covid-19) është ende nën kontroll në Turqi, tha të mërkurën Presidenti Erdogan në ceremoninë e hapjes së një fabrike për teknologjinë diellore.

1475762
Erdogan: Pandemia e koronavirusit është ende nën kontroll në Turqi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të mërkurën mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “Fabrikës së Teknologjive Diellore Kalyon” në Zonën Industriale “Başkent” në Ankara.

Në fjalën që mbajti këtu udhëheqësi turk deklaroi se "megjithëse kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të rasteve, pandemia është ende nën kontroll".

Në lidhje me zhvillimet në Mesdheun Lindor, presidenti Erdoan u shpreh:

"Ashtu siç e kemi grisur dhe flakur tutje si komb një shekull më parë Traktatin e Sevrës, ne nuk do t'i dorëzohemi Sevrës që po përpiqen t'i imponojnë vendit tonë në Mesdheun Lindor".

Erdoan theksoi se lufta që po bën Turqia sot në fronte të ndryshme, duke filluar që nga Mesdheu Lindor e deri në Libi, nuk është vetëm një luftë për drejtësi, por një përpjekje për të ardhmen.

"Asnjë fuqi koloniale nuk mund ta privojë vendin tonë nga burimet e pasura të naftës dhe gazit natyror që vlerësohet se ekzistojnë në këtë rajon (Mesdheun Lindor)", shtoi ai.



Lajme të ngjashme