Çavusoglu në Venezuelë, bisedime dhe marrëveshje të rëndësishme

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, i cili po qëndron në Venezuelë për një vizitë zyrtare, diskutoi me homologun Jorge Arreaza zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në shumë fusha, nga tregtia në bujqësi dhe nga arsimi në turizëm.

1475516
Çavusoglu në Venezuelë, bisedime dhe marrëveshje të rëndësishme
Mevlüt Çavuşoğlu Venezuela'da - Jorge Arreaza 02.jpg
Mevlüt Çavuşoğlu Venezuela'da - Jorge Arreaza 03.jpg

 

Çavusoglu dhe Arreaza organizuan një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve.

“Bashkëpunimi ynë fitoi më shumë rëndësi pas pandemisë (COVID-19). Vitin e kaluar, në bazë të udhëzimeve të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, dy mjekë turq vizituan Venezuelën dhe bashkë me bashkëbiseduesit e kolegët e tyre përgatitën një udhërrëfyes lidhur me sektorin e shëndetësisë së vendit”, deklaroi ai.

Shefi i diplomacisë turke shprehu kënaqësi për mbështetjen dhe furnizimet mjekësore të vëna në shërbim të popullit venezuelas nga Turqia, ndërsa vuri në pah se me homologun Arreaza ka realizuar bisedime shumë të frytshme gjatë vizitës.

“Ne diskutuam se si mund të thellojmë dhe rrisim bashkëpunimin tonë në shumë fusha, nga tregtia në bujqësi, nga ndërtimtaria në shëndetësi dhe nga arsimi në turizëm”, u shpreh ministri i Jashtëm turk.

Duke njoftuar se dëshirën e madhe të sektorit privat turk për të investuar në Venezuelë, Çavusoglu theksoi se kanë vlerësuar edhe inkurajimin e kësaj çështjeje me hapa miqësore për tregtinë dhe investimet.

Sipas tij, vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve është trefishuar në 6-mujorin e parë të 2020-s, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, pavarësisht pandemisë COVID-19.

“Ne kemi bërë punë të mira deri më sot, megjithatë duhet të bëjmë edhe më mirë”, vijoi Çavusoglu.

Kryediplomati turk potencoi edhe se Linjat Ajrore Turke (THY) dëshirojnë të rifillojë fluturimet për në Karakas.

Pasi bëri me dije se Presidenti Erdogan e ka ftuar Kryetarin e Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro, për vizitë në Turqi dhe se këtë ftesë do t'ia komunikojë Maduros personalisht gjatë kësaj vizite; Çavusoglu nënvizoi se edhe ai vetë do ta priste me kënaqësi një vizitë të homologut Arreaza në Turqi.

Dy ministrat nënshkruan më pas 4 marrëveshje për bashkëpunim kulturor ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunim ndërmjet qendrave kulturore dhe arkivave të Turqisë e Venezuelës, si dhe për themelimin e katedrës turke në këtë shtet të Amerikës Latine.

Çavusoglu dhe Arreaza morën pjesë me videokonferencë gjithashtu në ceremoninë e dorëzimit të Spitalit të Nënës dhe Fëmijës “Ana Teresa de Jesus Ponce” në Makuto, rinovuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).



Lajme të ngjashme