Turqia dënon sulmin në Somali

Me një komunikatë të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme Turqia ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi të dielën në kryeqytetin e Somalisë, Mogadisho.

1474083
Turqia dënon sulmin në Somali

Turqia ka dënuar sulmin terrorist në kryeqytetin e Somalisë, Mogadisho.

“Ne e kemi mësuar me një hidhërim të madh lajmin për vdekjen dhe plagosjen e shumë njerëzve si pasojë e sulmit dhe përleshjeve që ndodhën sot [16.08.2020] në Mogadisho”,- njofton Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë të shkruar.

“Ne e dënojmë këtë sulm të urryer terrorist. Ne i përcjellim ngushëllimet tona të sinqerta popullit vëlla dhe Qeverisë së Somalisë; i lutemi Allahut të mëshirojë ata që kanë humbur jetën dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të dëmtuarit”,- vijon komunikata.

 


Lajme të ngjashme