Shefi i diplomacisë turke pritet në takim nga Presidenti i Republikës Dominikane Abidiner

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu u prit në takim nga Presidenti i ri i Republikës Dominikane, Abidiner.

1474229

Në mesazhin e bërë në llogarinë e tij në Twitter ministri Çavusoglu Presidentit Abidiner i përcolli përshëndetjet dhe ftesën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për të vizituar Turqinë.

Duke theksuar se me Presidentin Abinader gjatë takimit i bënë një vlerësim mundësive për zhvillimin e turizmit dhe infrastrukturës midis dy vendeve, Çavusoglu tha se “Marrëdhëniet miqësore do të zhvillohen më tej gjatë mandatit të Presidentit Abinader”.

Ndërkaq në postimin e bërë në lidhje me takimin e tij me ish-ministrin e Jashtëm të Republikës Dominikane, Miguel Vargas shefi i diplomacisë turke tha: “Falënderoj mikun tim Miguel Vargas, ish-ministrin e Jashtëm të Republikës Dominikane, për ndihmën e tij në evakuimin e qytetarëve tanë gjatë epidemisë dhe për bashkëpunim gjatë mandatit të tij”.

Lajme të ngjashme