Erdogan inspektoi punimet në bjeshkët Ayder

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan inspektoi të dielën punimet që kryhen nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit në bjeshkët Ayder, që ndodhen në nënprefekturën Çamlihemshin të Rizes.

1473835

Nga shtëpia e tij në nënprefekturën Gynejsu (Güneysu) deri në Ardeshen (Ardeşen) Erdoan udhëtoi me helikopter pastaj e vazhdoi me makinë rrugën deri në bjeshkët Ayder.

Duke përshëndetur gjatë gjithë rrugës qytetarët që kishin dalë për ta pritur Erdoani u informua nga zyrtarët lidhur me punimet që po kryhen në zonë.

Kreu i shtetit turk bleu misër nga një shitës në rrugë dhe qerasi edhe gazetarët që e shoqëronin.

Pastaj Erdoan mbërriti në bjeshkë dhe hëngri mëngjesin në një hotel bashkë me zyrtarët që e shoqëronin.

Presidenti Erdoan inspektoi në vend punimet që vazhdojnë në kuadër të projektit për Rinovimin dhe Mbrojtjen e Bjeshkëve të Ajderit, projekt që realizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit, mori informacione mbi ecurinë e punimeve këtu dhe tha se zona do të bëhet një destinacion turistik.

Lajme të ngjashme