"Armiqësia ndaj Turqisë gjithmonë humbet"

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, reagoi kundër deklaratave të Joe Biden dhe marrëveshjes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

1473749
"Armiqësia ndaj Turqisë gjithmonë humbet"

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) reagoi kundër deklaratave të kandidatit për president i ShBA-së, Joe Biden në lidhje me Turqinë.

"Bidenët nuk kanë fituar asnjë palë zgjedhje kur kanë thënë ‘çunat tanë’ [our boys]; ata vetëm grushte shteti kanë bërë. Ky popull u dha atyre përgjigjen e duhur edhe më 15 Korrik (2016) kur thanë ‘çunat tanë’. Nëse do të jetë e nevojshme, ata do të marrin përsëri përgjigjen e merituar. Ndërkohë që po vazhdon për 4 vite debati mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane, Biden ka njoftuar synimin e tij për të ndërhyrë në zgjedhjet turke. Një babagjysh që ka nevojë për bamirësi… Ne do të donim që së pari të zhvilloni zgjedhje të ndershme dhe të pa-ekspozuara ndaj ndikimeve të jashtme. Armiqësia ndaj Turqisë gjithmonë sjell humbje”,- ka shkruar kryeparlamentari turk në «Twitter».

Ndërkohë, Kryetari i Parlamentit, Mustafa Shentop në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Stamboll mbi marrëveshjen e firmosur midis Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Izraelit, tha:

“Bashkëpunimi i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) me Izraelin është një tradhti ndaj çështjes palestineze, kauzës palestineze, e cila është çështja më parësore e botës islame. Nëse do të shikojmë arabët, kjo [çështja palestineze] është kauza më e rëndësishme edhe e arabëve, është tradhti edhe për ata. Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë vepruar tradhtisht dhe duhet t’u vijë turp për këtë. Unë mendoj se vendet e botës islame duhet të takohen për të demonstruar një qëndrim që do ta kompensonte këtë. Të lidhësh një marrëveshje me Izraelin, i cili ndodhet në territoret palestineze si okupator dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, duke tradhtuar kauzën Palestineze, është një veprim i turpshëm. Unë i dënoj Emiratet e Bashkuara Arabe dhe i këshilloj vendet islame që kanë ndikim mbi ata (EBA) që të vihen në veprim në lidhje me këtë çështje”.

 


Lajme të ngjashme