Omer Çelik: Kush i flet Turqisë me gjuhën e kërcënimit, humbet

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik, deklaroi të shtunën se Turqia nuk do të lëshojë asnjë pikë uji dhe nuk do të lejojë që të inskenohen lojëra politike në ujërat e saj.

1473506
Omer Çelik: Kush i flet Turqisë me gjuhën e kërcënimit, humbet

 

Në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social “Twitter”, Çelik vuri në pah se “teatri grek” në Mesdheun Lindor nuk është asgjë tjetër veçse paligjshmëri dhe llastim, ndërsa kërcënimi francez që i shtohet kësaj situate, është mungesë serioziteti.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë figurant i këtij teatri politik.

“Ajo që Greqia kupton nga diplomacia është që llastimin e saj ta bëjë politikë evropiane. Ndërsa qeveria e Macronit po përpiqet të mbulojë dështimin e saj në çdo çështje me fjalë të tepërta në Mesdhe. S’ka politikë nga treshja e kapadaiut, solidarësisë së lagjes dhe llastimit. Ne s’do të lëshojmë asnjë pikë uji në Atdheun e Kaltër (ujërat kontinentale turke). Nuk lejojmë që në Atdheun e Kaltër të inskenohen lojëra politike. Kush flet në bazë të së drejtës dhe ligjit me Turqinë, fiton. Kush flet me gjuhën e kërcënimit me Turqinë, humbet. Pikë”, u shpreh zëdhënësi i AK Partisë, Omer Çelik.



Lajme të ngjashme