MPJ turke: BE-ja t'u bëjë thirrje atyre që ndërmarrin hapa të njëanshme e provokuese në Mesdhe

Turqia iu përgjigj të shtunën thirrjes së ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian për negociata në Mesdheun Lindor.

1473385
MPJ turke: BE-ja t'u bëjë thirrje atyre që ndërmarrin hapa të njëanshme e provokuese në Mesdhe

 

Ministria e Punëve të Jashtme iu përgjigj me një postim nga llogaria e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter” deklaratës së ministrave të Jashtëm të BE-së, të cilët thanë se “përshenjimi i zonave të juridiksionit detar dhe përfitimi nga burimet zgjidhet vetëm me dialog dhe negociata në kuadër të vullnetit të mirë, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në kuadër të së drejtës ndërkombëtare”.

“Turqia është në favor të dialogut dhe negociatave. Është e vendosur për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime. Thirrjet e BE-së nuk duhet të na drejtohen neve, por atyre që ndërmarrin hapa të njëanshme dhe provokuese në Mesdheun Lindor dhe atyre që nuk respektojnë të drejtat dhe interesat e Turqisë dhe turqve qipriotë”, shkroi MPJ turke në “Twitter”.



Lajme të ngjashme