"Sulmi më i vogël ndaj anijeve tona civile në Mesdheun Lindor nuk do të lihet pa kundërpërgjigje"

Presidenti Recep Tayyip Erdogan pas namazit të xhumasë në Stamboll bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës.

1473061
"Sulmi më i vogël ndaj anijeve tona civile në Mesdheun Lindor nuk do të lihet pa kundërpërgjigje"

Presidenti Recep Tayyip Erdogan pas namazit të xhumasë në Stamboll bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës.

Ai tha se sulmi më i vogël ndaj anijeve turke civile në Mesdheun Lindor nuk do të lihet pa kundërpërgjigje.  

Kurse në lidhje me marrëveshjen për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Izraelit tha: “Mund të ndërmarrim një hap që pezullon marrëdhëniet diplomatike me udhëheqjen e Abu-Dabisë”.

“Oruç Reis do të vazhdojë punimet deri më 23 gusht. Ne biseduam dje (të enjten) me Kancelaren Gjermane, Angela Merkel. Prej nesh ajo kërkoi që të zbusim këtë punë dhe të zhvillojmë një proces me botëkuptim edhe më mbrojtës. Ramë dakord. Ajo zhvilloi një bisedë edhe me Kryeministrin e Greqisë, Kiryakos Mitsotakis. Uroj që ta ketë sjellë atë në pikën që na tha neve”, u shpreh Erdogan.   

Ai i bëri thirrje Mitsotakisit që të respektojë drejtësinë ndërkombëtare.

“Ata morën në zjarr varrezat e bashkëkombësve tanë në Trakinë Perëndimore. Ne nuk lëmë vetëm bashkëkombësit tanë qofshin gjallë a vdekur. Atë që nevojitet e bëjmë kur t’i vij vakti. Këtë le ta them më qartazi dhe haptazi”.  

 

 


Lajme të ngjashme