Çavusoglu u dërgon letër ministrave të BE-së për çështjen e Mesdheu Lindor

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu u ka dërguar një letër ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

1472808
Çavusoglu u dërgon letër ministrave të BE-së për çështjen e Mesdheu Lindor

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu u ka dërguar ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, një letër ku shpjegohen zhvillimet aktuale në Mesdheun Lindor dhe qëndrimin e Turqisë.

Në letrën e dërguar përpara mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë të BE që do të zhvillohet sot me kërkesë të Greqisë, nënvizohen aleanca dhe nismat e deri mësottshme të hedhura në mënyrë të njëanshme nga ana e Greqisë dhe udhëheqjes greko qipriote si objektivë për të përjashtuar Turqinë dhe këto janë bërë pavarësisht të gjitha thirrjeve për dialog dhe bashkëpunim të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

“Ndërkohë që vazhdonte negociatat me Turqinë, Greqia më 6 gusht nënshkroi një marrëveshje pirate për kufizimin e autorizimit detar me Egjiptin që shkel hapësirën kontinentale të Turqisë dhe Libisë dhe kjo nxjerr në shesh edhe një herë mosdhëshirën e Greqisë për të filluar një dialog dhe bashkëpunim të sinqertë me Turqinë”, shkruan Çavusoglu në letër duke vijuar se marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian nuk duhet të dëmtohen edhe më shumë për shkak të kapriçove (tekave) të Greqisë dhe greko qipriotëve.    

Ministri turk i bëri thırrje vendeve të BE-së që të dalin kundër një qëndrimi të padrejtë ndaj Turqisë, e cila deri më sot ka treguar shumë herë qëllimin e mirë.  

Gjithashtu Çavusoglu zhvilloi bisedime telefonike me disa ministra të Jashtëm të BE-së, përfshi Bullgarinë, Estoninë, Finlandën, Italinë, Lituaninë, Hungarinë dhe Rumaninë dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell për të diskutuar këto çështje.

Mësohet se letra të ngjashme janë duke u dërguar edhe Sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

 


Lajme të ngjashme