Akar inspekton Komandën e Flotës Detare, nga ku komandohen anijet që shoqërojnë “Oruç Reis”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar së bashku me nivelin komandues të Forcave të Armatosura Turke (TSK) shkoi për inspektim në Komandën e Flotës Detare nga ku komandohen anijet ushtarake që shoqërojnë anijen e kërkimeve sizmike “Oruç Reis”.

1473039
Akar inspekton Komandën e Flotës Detare, nga ku komandohen anijet që shoqërojnë “Oruç Reis”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar së bashku me nivelin komandues të Forcave të Armatosura Turke (TSK) shkoi për inspektim në Komandën e Flotës Detare nga ku komandohen anijet ushtarake që shoqërojnë anijen e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” në Mesdheun Lindor.

Akar shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Yasar Guler, Komandanti i Forcave Tokësore, Gjeneralarmate Umit Dundar, Komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneralarmate Hasan Kuçukakyuz dhe Komandanti i Forcave Detare, Admirali Adnan Ozbal.

Ministri Akar do të inspektojë dhe kontrollojë Komandën e Flotës Detare që kryen misionin e shoqërimit të anijes së kërkimeve sizmike “Oruç Reis”.  

 


Lajme të ngjashme