Turqia shpëton edhe 103 refugjatë të tjerë në Egje

Njësitë e Rojës Bregdetare turke shpëtuan të enjten 103 refugjatë të prapësuar në ujërat kontinentale të Turqisë nga Roja Bregdetare e Greqisë.

1472482
Turqia shpëton edhe 103 refugjatë të tjerë në Egje

 

Skuadrat e Komandës së Rojës Bregdetare kryen një operacion shpëtimi pasi u informuan mbi praninë e refugjatëve në dy gomone, në det të hapur, pranë brigjeve të lokaliteteve Bademli dhe Denizkoy të nënprefekturës Dikili, në rrethin e Izmirit.

Në këtë operacion u shpëtuan 46 refugjatë pranë brigjeve të lokalitetit Denizkoy dhe 57 të tjerë pranë brigjeve të lokalitetit Bademli, të cilët ishin shtyrë prapa në ujërat kontinentale turke nga ekipet e Rojës Bregdetare greke.

Refugjatët u nxorën në breg dhe pas procedurave të nevojshme u dërguan në Drejtorinë Rajonale të Emigracionit në Izmir.



Lajme të ngjashme