Turqia paralajmëron Irakun për luftën kundër terrorizmit të PKK-së

Turqia deklaroi të mërkurën në mbrëmje se është fillimisht përgjegjësi e Irakut të marrë masa kundër elementëve të organizatës separatiste terroriste PKK në kufijtë e tij.

1472088
Turqia paralajmëron Irakun për luftën kundër terrorizmit të PKK-së

 

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një komunikatë lidhur me strukturimin e organizatës separatiste terroriste PKK në Irak.

“Organizata terroriste PKK, e cila sulmon Turqinë nga zona në Irak ku ajo ka ngritur strofka, gjithashtu sfidon sovranitetin, integritetin territorial, sigurinë dhe stabilitetin e Irakut. Marrja e masave të nevojshme kundër elementëve të PKK-së në territorin e tij është së pari përgjegjësi e Irakut. Vendi ynë është i gatshëm të bashkëpunojë me Irakun në këtë drejtim. Sidoqoftë, nëse prania e PKK-së në Irak vazhdon të tolerohet, Turqia është e vendosur të marrë masat e nevojshme për sigurinë e kufijve të saj kudo që të jetë, sikurse deri më tani.

Ne ftojmë Irakun të ndërmarrë hapat e nevojshme në këtë drejtim dhe gjithashtu disa vende e organizata rajonale, të cilat hedhin pretendime të pabaza kundër Turqisë duke përfituar nga kjo situatë, për t'i dhënë fund qasjes së tyre inkurajuese për terroristët e me standard të dyfishtë në luftën kundër terrorizmit dhe për të mbajtur një qëndrim parimor”, tha MPJ turke përmes një komunikate të shkruar.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja – e njohur si organizatë terroriste nga Turqia vetë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, përfshi këtu gra, fëmijë e foshnja.



Lajme të ngjashme