Operacionet antiterror - Një dëshmor, neutralizohen 5 terroristë

Një mbrojtës i sigurisë i plagosur gjatë operacionit “Kthetra-Tigri” që zhvillohet kundër objektivave terroriste në veri të Irakut, ra dëshmor në spitalin ku ishte duke u kuruar.

1471984

Dëshmori ishte duke u kuruar që prej datës 5 gusht.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) bëri të ditur se gjatë tentimit për të hyrë në zonën ku zhvillohet operacioni “Burimi i paqes” (në veri të Sirisë) janë neutralizuar 2 terrorist, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG.

Gjithashtu bëri të ditur se në rajonin e operacionit “Dega e Ullirit” (në Afrin të Sirisë) janë ndaluar 20 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët u përcaktuan se zhvillonin akte terroriste.

Kurse Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se në rajonin Alanduz të nënprefekturës Yuksekova në rrethin Hakkari, në operacionin e xhandarmërisë me mbështetje ajrore, u neutralizuan 3 terroristë së bashku me armët e tyre.

Lajme të ngjashme