Erdogan bisedoi me Merkel për Mesdheun Lindor

Presidenti Erdogan dhe kancelarja Merkel realizuan një bisedë telefonike, ku folën edhe për zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor.

1472402
Erdogan bisedoi me Merkel për Mesdheun Lindor

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) realizoi të enjten një bisedë telefonike me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Erdogan dhe Merkel biseduan për çështjet rajonale, kryesisht për zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Presidenti Erdoan tha se Turqia është për zgjidhjen e problemeve në Mesdheun Lindor mbi bazën e drejtësisë dhe dialogut dhe në kuadër të të drejtës ndërkombëtare.

Gjithashtu në bisedë telefonike u vlerësuan edhe masat në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve Turqi-Gjermani.

 


Lajme të ngjashme