Akar: Jemi në krah të Azerbajxhanit kundër Armenisë

Pas përfundimit të stërvitjes së përbashkët ushtarake të zhvilluar në Azerbajxhan, ministri Akar dhe delegacioni shoqërues u takua me ushtarët që morën pjesë në stërvitje.

1472426
Akar: Jemi në krah të Azerbajxhanit kundër Armenisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se Turqia është pranë Azerbajxhanit kundër Armenisë.

Pas përfundimit të stërvitjes së përbashkët ushtarake të zhvilluar në Azerbajxhan, ministri Akar dhe delegacioni shoqërues, ku bëjnë pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Yasar Guler, Komandanti i Forcave Tokësore, Gjeneralarmate Umit DUndar (Ümit Dündar), Komandanti i Forcave Detare, Admirali Adnan Ozbal dhe Komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneralarmate Hasan Kuçukakyuz u takua me ushtarët që morën pjesë në stërvitje.

“Mund të them me plot qartësi se jemi pranë Azerbajxhanit me të gjitha mundësitë tona kundër Armenisë, e cila në vitet e kaluara bëri gjenocidin e Hocalisë përpara syve të tërë botës dhe që mban të pushtuar Nagorni Karabakun pa pasur asnjë arsye dhe legjimitet. Ne jemi deri në fund pranë bashkëluftëtarëve tanë azerbajxhanas. Azerbajxhani nuk është vetëm”, tha Akar.  

Ai tha se stërvitja arriti me sukses qëllimin e saj.

“Kjo dhe gjithashtu stërvitje të tjera që do të bëhen pas kësaj i tregojnë tërë botës qëndrimin e përbashkët të dy vendeve vëllazërore kundër kërcënimeve dhe rreziqeve”, tha ministri Akar.

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare i bëri një vlerësim stërvitjes dhe duke u shprehur se përkujtojnë me rahmet dhe mirënjohje ata që ranë dëshmorë në sulmin e pabesë në Tovuz dhe të gjithë ata dëshmorë që kanë dhënë jetën për sovranitetin dhe pavarësinë, e mbylli fjalimin e tij duke thënë “Paqja dhe bekimi qoftë me ju”.

Edhe ministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit Zakir Hasanov tha se Turqia dhe Azerbajxhani janë i njëjti kombe dhe zotërojnë të njëjtë fe, gjuhë dhe kulturë.

Ai falënderoi pjesëmarrësit në stërvitje dhe shtoi: “Forcat e Armatosura Turke (TSK) janë një nga ushtritë më të fuqishme në botë dhe ky është fati ynë. Fati ynë është që ndajmë eksperiencën me këtë ushtri të fuqishme. TSK i kanë treguar sot tërë botës fuqinë e vet. Në Siri, Irak, Libi. Me dëshirën e Allahut, me mbështetjen e Turqisë edhe Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit do të përmbushin detyrën e tyre të shenjtë”.  

Pas fjalimeve Akar, Hasanov dhe komandantët përgëzuan dhe i dhanë dhurata të ndryshme personelit që shfaqi sukses të lartë në stërvitje.   

 


Lajme të ngjashme