Turqia dërgoi ndihma të reja mjekësore në Bejrut

Një aeroplan transporti ushtarak tip “A400M” i Forcave të Armatosura Turke me ndihma mjekësore për Libanin zbriti në Bejrut.

1471371
Turqia dërgoi ndihma të reja mjekësore në Bejrut

Pas shpërthimit të 4 gushtit Turqia kishte dërguar në Liban edhe një avion tjetër ushtarak tip “A400M” të ngarkuar me ndihma.

Gjithashtu, shumë organizata të shoqërisë civile nga Turqia arritën në zonë menjëherë pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi Bejrutin dhe u përfshinë në aktivitetet e kërkim-shpëtimit, heqjen e rrënojave dhe ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit në nevojë. 

Ndërkohë, për të përmbushur nevojën urgjente për ushqim që ka lindur për shkak të shkatërrimit dhe dëmtimit të siloseve të grurit, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) pritet të dërgojë afërsisht 400 tonë grurë në Liban në ditët në vijim.

 


Lajme të ngjashme